Kulturë

Filharmonia vjen me koncertin e radhës nën drejtimin e dirigjentit Dario Salvi

Filharmonia e Kosovës ka njoftuar se koncertin e radhës do ta mbajë nën drejtimin e dirigjentit Dario Salvi me solistët mysafirë, violinistin Djafer Djaferi (Xhafer Xhaferi) dhe pianistin argjentinas José Gallardo.

Në këtë koncert, orkestra do të luajë “Valle Antike” nga Vasil Sofokli Tole, “Koncert për violinë, piano dhe harqe në d-mol” nga Felix Mendelssohn dhe “Simple Simphony” nga Benjamin Britten.

Koncerti mbahet më 4 tetor 2024, prej orës 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. / Prishtina-Post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *