Showbiz

Ferma VIP: Albano akuzon produksionin për fshehjen e videos së Blerinës pas eliminimit të Henrit

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Eliminimi i Henrit nga spektakli ‘Ferma VIP’ ka ndezur debate të forta, jo vetëm mes konkurrentëve, por edhe në studio.

Pas humbjes së sfidës ndaj Bujakut, Henri dhe Blerina u përballën në një televotim të tensionuar, ku publiku vendosi largimin e Henrit. Ky vendim ka nxitur reagime të shumta, pasi Henri konsiderohej si një nga pjesëmarrësit më aktivë dhe më të komentuar të këtij edicioni.

Në studion e ‘Ferma Club’, Albano shprehu pakënaqësinë e tij të fortë ndaj rezultatit. “Henri ishte një nga njerëzit më aktivë të fermës. Nëse publiku vazhdon të heqë njerëz vetëm për një fjalë, do mbeten vetëm njerëz mbi 45 vjeç”, deklaroi ai.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Më tej, Albano ngriti akuza të rënda ndaj produksionit të ‘Ferma VIP’, duke pretenduar se po fshehin një video të Blerinës, e cila sipas tij, duhet të kishte sjellë penalizim dhe eliminim të saj, jo të Henrit.

“Nuk e di pse e fsheh produksioni. Blerina duhet të ishte përjashtuar për atë klipin që ka dalë, ku përdor fjalor banal. Për çfarë e nxorën në televotim Fabjolën? Për një fjalë. Minimumi këtë duhet të kishin bërë me Blerinën”, tha Albano, duke lënë të kuptohet se ka pasur një standard të dyfishtë në trajtimin e gabimeve të konkurrentëve.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *