Reality show ‘Ferma VIP 3’, i cili fillimisht u paralajmërua se do të zgjaste plot 100 ditë, po përgatitet të mbyllë siparin dukshëm më herët se parashikimet fillestare. Burime pranë produksionit, të siguruara nga Prive By Liberta Spahiu, tregojnë se formati do të ndjekë linjën e sezoneve të mëparshme, duke u finalizuar pas rreth 80 ditësh.
Data zyrtare që po diskutohet për finalen e madhe është mesi i qershorit, me 15 ose 19 qershorin si data më të mundshme për ndarjen e çmimit kryesor. Ky vendim strategjik duket se është marrë duke marrë parasysh fillimin e sezonit të verës dhe afrimin e Kampionatit Botëror të Futbollit, ngjarje këto që pritet të tërheqin vëmendjen e audiencës.
Produksioni ka zgjedhur momentin më të përshtatshëm për ta përmbyllur programin në kulmin e shikueshmërisë, duke u mundësuar fermerëve dhe publikut të shijojnë finalen para se fokusimi i audiencës të zhvendoset drejt ngjarjeve sportive.


