Aktori dhe producenti i njohur, Ermal Mamaqi, ka folur për herë të parë për eksperiencën e tij si opinionist në sezonin e tretë të spektaklit televiziv “Ferma VIP”. Ky format po afron drejt finales së madhe, e cila do të mbahet më 15 qershor.
Gjatë një interviste dhënë në emisionin “Mes Drite” në Vizion Plus, Mamaqi u shpreh entuziast për rolin e tij në panelin e opinionistëve. Ndërkohë, një nga pyetjet më të pritura nga publiku kishte të bënte me pagesën e tij për këtë pjesëmarrje.
Megjithëse nuk pranoi të jepte një shifër të saktë, Ermal Mamaqi la të kuptohet se shpërblimi ka qenë më se i kënaqshëm. “Ti mendon se jam aq budalla… (qesh). Shiko, jam paguar, po ta them, më shumë se çfarë unë meritoj. Jam shumë mirënjohës”, u shpreh ai, duke theksuar mirënjohjen e tij për mundësinë.
