E martë, 15 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Erikseni në shtëpi dhe në gjendje të mirë pas kolapsimit

Futbollisti danez, Christian Eriksen, është mirë dhe është në shtëpi me familjen e tij, pas kolapsimit të dielën në ndeshjen e Danimarkës ndaj Ukrainës.

34-vjeçari e kaloi natën në spital pas incidentit, ndërsa përmes një shkrimi në “Instagram” ka bërë të ditur se tashmë ka nisur rikuperimin.

Ndeshja në Odense u ndërpre në minutën e 65-të, pasi Erikseni u rrëzua në fushë. Nuk vazhdoi më. Erikseni megjideklaroitë ishte në gjendje të largohej duke ecur nga fusha. Atij iu kthye shpejt vetëdija.
Ish-mesfushori i Manchester Unitedit e ka të vendosur një Defibrilator Kardioverter të Implantueshëm (ICD), që është një lloj stimuluesi kardiak. Kjo pajisje iu vu pasi pësoi arrest kardiak gjatë një ndeshjeje të Euro 2021 kundër Finlandës.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Siç mund të imagjinoni, marrja e një sinjali nga pajisja ka pasur efekt të madh si tek unë ashtu edhe te familja ime. Por dua t’iu siguroj të gjithëve se kjo ishte një situatë e ndryshme nga ajo që ndodhi në vitin 2021”, shkroi Eriksen.

“Përveçse jam mirënjohës për mbështetjen dhe ndihmën e të gjithë lojtarëve dhe ekipit mjekësor në fushë, jam gjideklaroishtu shumë mirënjohës ndaj mjekëve që janë kujdesur për mua dhe zemrën time gjatë vjetëve”.

“Falë ekspertizës së tyre, pajisja ICD bëri pikërisht atë për të cilën ishte projektuar – më mbrojti kur kisha nevojë”.

Pajisja ICD i mundësoi mesfushorit të kthehet në fushën e lojës pas arrestit kardiak të pësuar në Evropian. Ai vazhdoi karrierën te Brentfordi, tetë muaj pas kolapsimit të parë. Më pas i kaloi tri vjet te Manchester Unitedi. Aktualisht është te Wolfsburgu në Gjermani.

Mjeku i Danimarkës, Morten Boesen deklaroi se “stimuluesi kardiak” reagoi si duhet.

“Për mua fokusi është te rikuperimi, të kaloj kohë me familje, të shkoj në pushim dhe të luaj futboll me fëmijët e mi”, ka shkruar Christian Eriksen.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *