Këngëtarja e njohur Engjëllusha Salihu, e njohur ndryshe si Engji, po përgatitet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Pas muajsh spekulimesh, ajo ka konfirmuar zyrtarisht shtatzëninë duke u shfaqur publikisht me barkun e rrumbullakosur.
Lajmi i gëzuar vjen gjithashtu me një detaj të veçantë: Engji dhe partneri i saj po presin një djalë. Ky moment i veçantë do të sjellë gëzim të shtuar edhe në familjen e nënës së saj, këngëtares së mirënjohur Shyhrete Behluli, e cila do të bëhet sërish gjyshe.
Një video e publikuar së fundmi nga vetë këngëtarja e ka shfaqur Engjin të veshur me një fustan të bardhë, ku barku i saj i fryrë ishte qartazi i dukshëm, duke lënë pak vend për dyshime rreth konfirmimit të shtatzënisë.


