Pas pranimit të informatës, njësitet relevante kanë dalë në vendin e incidents, ku kanë kontaktuar të dyshuarin Xh.I.
Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari ka pranuar dhe ka dorëzuar një pistoletë të llojit Zoraki, të kalibrit 9 mm, një karikator, pesë fishekë me gaz dhe 30 gëzhoja.
Arma dhe municioni janë sekuestruar nga Policia.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedimi i paautorizuar i armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.
