E hënë, 14 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Ekskluzive | Krismë e fortë dhe flakë gjigante në Pejë – digjen kamioni i “Migros”, autobusi i “Zekaj Tours” dhe disa vetura

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45 në rrugën e Heronjve, në fshatin Katund i Ri.

bazuar në informatave, patrulla policore që po qarkullonte në zonë kishte vërejtur flakë të mëdha në parkingun e servisit “Klima” dhe kishte ndërhyrë menjëherë në vendincident.

Menjëherë pas Policisë kanë arritur edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilat kanë nisur lokalizimin e zjarrit.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Burimet bëjnë të ditur se nga flakët janë përfshirë: një kamion i kompanisë “Migros”,një autobus dykatësh i kompanisë “Zekaj Tours”, një pickup VW Caddy, si dhe dy vetura të klientëve të servisit.

Një dëshmitar ka deklaruar para Policisë se ishte zgjuar nga një krismë e fortë rreth orës 04:05 dhe kur kishte parë nga dritarja kishte vërejtur kamionin në flakë, duke alarmuar menjëherë zjarrfikësit dhe pronarin e servisit.

Pronari i servisit ka deklaruar se përveç automjeteve, nga zjarri është dëmtuar edhe pjesa ballore e punëtorisë.

Vlera e dëmit ende nuk është përllogaritur, por bazuar në burimeve konsiderohet e madhe.

Në vendincident gjatë natës kanë dalë hetuesit dhe krimteknika, ndërsa sot në mëngjes janë angazhuar edhe ekspertët e zjarreve për të përcaktuar shkakun e incidentit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti aktualisht po trajtohet si “Hetim i zjarrit”, derisa të sqarohet plotësisht se si ka nisur zjarri.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *