Ish-banorja e sezonit të pestë të Big Brother Vip Albania, Edisa Demollari, ka qenë e pranishme në një event të fundit, ku u shfaq me një fustan të kuq që theksoi bukurinë e saj. Gjatë një interviste dhënë për median, Edisa foli për lidhjet e saj me Kosovën dhe dashurinë që ka marrë nga miqtë atje. Ajo gjithashtu reflektoi mbi eksperiencën e saj brenda shtëpisë së Big Brother dhe marrëdhëniet me banorët nga Kosova.
Në një moment më të relaksuar, pas konsumimit të disa gotave alkool, Edisa u shpreh me mjaft emocion për ish-konkurrenten Brikenën. Kujtojmë se gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e famshme, mes Edisës dhe Brikenës kishte pasur disa momente tensioni dhe debate.
“Brikena është tepër e bukur”, u shpreh Edisa mes tjerash në intervistë, duke lënë të kuptohet se pas daljes nga reality show-t, raportet mes tyre janë përmirësuar. Për më shumë detaje dhe për të parë deklaratat e saj të plota, mund të shikoni videon e mëposhtme.


