KB Vëllaznimi, skuadra e njohur nga Gjakova, ka njoftuar sot për një ndryshim të rëndësishëm në stolin e saj teknik. Pas një periudhe bashkëpunimi, klubi kuqezi ka ndërprerë marrëdhëniet me trajnerin maqedonas, Aleksandar Jonchevski.
Vendimin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një komunikate zyrtare, ku thekson se ndarja me Jonchevskin është bërë me marrëveshje të dyanshme. Gjatë periudhës së tij drejtuese, Vëllaznimi ka arritur të regjistrojë dy fitore në dhjetë ndeshjet e para të këtij sezoni të Superligës.

Në vend të Jonchevskit, pozita e trajnerit kryesor do t’i besohet tash e tutje Nikola Bozhinovskit. Klubi ka shprehur mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e trajnerit të larguar, duke i uruar suksese në sfidat e ardhshme profesionale, ndërsa i ka uruar mirëseardhje dhe suksese edhe trajnerit të ri, Bozhinovski, në drejtimin e skuadrës.
