E hënë, 14 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

E kapi për fyti fqinjin rrugës derisa po e dërgonte vajzën në çerdhe, 69-vjeçari përfundon në ndalim

Një mëngjes i zakonshëm për një prind në Prishtinë përfundoi me kallëzim në Polici, trajtim mjekësor dhe arrestimin e një të moshuari.

bazuar në denoncimit, G. Gjonbalaj (36-vjeçar) ishte duke e dërguar vajzën në çerdhe kur B. Mirashi (69-vjeçar) iu afrua dhe dyshohet se e kapi për fyti për disa sekonda.

Ankuesi ka arritur të largohet nga situata, por bazuar në deklarimit të tij, ngjarja nuk përfundoi me kaq.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Pasi e dërgoi vajzën në çerdhe, ai pretendon se i dyshuari vazhdoi ta ndjekë dhe ta shqetësojë me fjalë. Për këto pretendime, ai ka dorëzuar edhe një video-incizim si dëshmi para Policisë.

Pas rastit, ankuesi ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa bazuar në raportit mjekësor ka pësuar lëndime të lehta në pjesën e qafës.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

Pas procedurave policore, Bedredin Mirashi është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë.

Dyshohet se e sulmoi para se vajza e vogël të hynte në çerdhe. Rasti përfundoi në Polici, me raport mjekësor, video-incizim dhe masë ndalimi për të dyshuarin.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *