E mërkurë, 16 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit Eglant Koçit që u vra nga shoku i tij

Trupi i pajetë i 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili dyshohet se u vra nga miku i tij Armand Shakaj dhe u gjet pas më shumë se dy javësh kërkime në zonën e Ibës, do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në mesditë në varrezat e Shëngjergjit, ndërsa familjarët do të presin ngushëllime gjatë ditës së enjte, të premte dhe të shtunë.

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka konfirmuar përmes analizave të ADN-së se trupi i gjetur në fshatin Cërrujë, në kufirin mes Tiranës dhe Elbasanit, i përket 34-vjeçarit. Identifikimi u bë pas krahasimit të mostrave biologjike të marra nga nëna e tij, duke i dhënë fund procesit të verifikimit shkencor.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Eglant Koçi ishte parë për herë të fundit më 4 qershor në zonën e sheshit “Wilson” në Tiranë, teksa lëvizte me motomjet. Pak orë para zhdukjes, ai ishte filmuar edhe në një servis automjetesh. Një ditë më pas, familjarët raportuan zhdukjen e tij në polici.

Hetimet çuan në gjetjen e motomjetit pranë zonës së “5 Majit”, si dhe në identifikimin e vendit ku dyshohet se 34-vjeçari ishte mbajtur pas rrëmbimit.

bazuar në hetuesve, nga ambienti ku dyshohet se u mbajt Koçi ka dalë vetëm Armand Shakaj, i njohur me nofkën “Mand Dhelpra”. Ai dyshohet se e ka vrarë 34-vjeçarin dhe më pas ka fshehur trupin në një çantë të zezë, të cilën e ka hedhur në një zonë të thepisur në Cërrujë.

Policia vijon kërkimet për 41-vjeçarin, i cili dyshohet si autor i rrëmbimit dhe vrasjes, ndërsa hetimet po vazhdojnë edhe për të zbuluar nëse persona të tjerë kanë qenë të përfshirë në këtë incident.

Edhe pas më shumë se dy javësh nga krimi i rëndë, i dyshuari kryesor mbetet në arrati, ndërsa familja Koçi i jep sot lamtumirën e fundit të birit të saj.

IMG 6016 768x1024 1

Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *