Modelja e njohur dhe ish Miss Prizreni, Kader Kicaj, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes falë stilin e saj unik dhe guximtar. Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku vë në pah bukurinë dhe sensualitetin e saj me anë të një fustani të zi transparent në pjesën e dekoltesë.
Fustani, i cili lë pak vend për imagjinatë, thekson në mënyrë elegante format e saj bombastike, duke e bërë Kaderin të duket njëkohësisht provokuese dhe mbretërore, sidomos në ambientin luksoz ku është realizuar imazhi.
Kader Kicaj njihet për zgjedhjet e saj të guximshme në modë, dhe ky paraqitje nuk bën përjashtim. Veshja i nxjerr në pah belin e hollë dhe linjat e përsosura trupore, duke dëshmuar edhe një herë se ajo është një ikonë stili.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, ku u bë e njohur publikisht edhe për lidhjen e saj me Lumbardh Salihun, vazhdon të rrezatojë vetëbesim dhe elegancë. Edhe pse lidhja e tyre mori fund, Kader ka treguar se di të shkëlqejë në karrierën e saj individuale.
Postimi i saj i fundit ka marrë reagime të shumta pozitive nga mijëra fansa, të cilët kanë shprehur admirimin e tyre për këtë paraqitje mbresëlënëse. Kader Kicaj vazhdon të sjellë frymë të re në botën e ShowBiz-it kosovar, duke i surprizuar fansat me çdo paraqitje të re.
