Siguria

E dhimbshme: Ky është personi që u gjet pa shenja jete në një kafeteri në Obiliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në Obiliq, ku një person ka humbur jetën derisa po qëndronte në një kafeteri. Shkaqet e vdekjes nuk dihen ende, ndërsa rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia, raporton Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Gani Makovci nga fshati Milloshevë.

Sipas informacioneve të para, derisa i moshuari ndodhej në lokal, papritmas i është përkeqësuar gjendja.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Nga kafeteria kanë kërkuar ndihmë dhe ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht vetëm e kanë konstatuar se i moshuari ishte pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë intervenuar edhe njësitet policore, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në lidhje me këtë rast.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkaq, familjarët kanë njoftuar se i ndjeri do të varroset sot në orën 17:00.

Prishtina Post

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *