Lajmet e Fundit

E dhimbshme: Ky është burri që vdiq në QKUK pasi ishte goditur nga një furgon në Drenas

​  

Një aksident i rëndë trafiku kishte ndodhur më 18 gusht në Fushticë të Drenasit, ku një furgon kishte goditur një këmbësor dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, si pasojë e të cilave viktima ka ndërruar jetë dje. I ndjeri vdiq pasdite teksa po trajtohej në QKUK, raporton Gazeta PrishtinaPost.

Siç merr vesh Sinjali nga burimet brenda QKUK-së personi që nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve është Zeqir Bahtiari, 83-vjeçar.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

I moshuari po trajtohej në Klinikën e Mjekimit Intensiv, ku edhe u konstatua vdekja e tij nga ekipi mjekësor.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi është tërhequr dhe dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Më 14.10.2024 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar pas aksidentit të ndodhur me 16.08.2024. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.“

Kujtojmë se numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.

Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

 

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *