E premte, 6 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
Lajmet e Fundit

Dy futbollistë kosovarë në radarët e klubit gjerman, Lustrinelli kërkon ribashkimin

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Union Berlini po synon ta përforcojë mesfushën për sezonin e ri, ndërsa në radarët e klubit gjerman kanë përfunduar dy lojtarë që ishin vendimtarë në suksesin e FC Thun nën drejtimin e trajnerit Mauro Lustrinelli.

bazuar në raportimeve të mediave zvicerane dhe gjermane, Lustrinelli, i cili sezonin e kaluar e udhëhoqi Thun drejt titullit kampion në Zvicër, dëshiron të ribashkohet me lojtarët që ishin shtyllat kryesore të atij suksesi, për të ndërtuar një skuadër konkurruese në Bundesliga.

Në listën e dëshirave të trajnerit janë Valmir Matoshi, reprezentues i Kosovës, dhe Kastriot Imeri, reprezentues i Zvicrës. Të dy mesfushorët ishin ndër figurat kyçe të Thun gjatë sezonit historik të fitimit të titullit, duke formuar një dyshe të rëndësishme në mesfushë dhe duke luajtur rol vendimtar në stabilitetin dhe kreativitetin e ekipit.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Lustrinelli synon ta ketë sërish në dispozicion këtë dyshe edhe te Union Berlini, duke besuar se njohja e tyre me filozofinë dhe sistemin e tij të lojës do ta lehtësonte përshtatjen e ekipit në Bundesliga.

Matoshi ishte një nga lojtarët më të spikatur të Thun sezonin e kaluar dhe konsiderohet si një profil që i përshtatet në mënyrë ideale stilit të lojës së Lustrinellit. Në anën tjetër, Imeri kontribuoi me balancë dhe kreativitet në repartin e mesfushës gjatë gjithë kampanjës.

26-vjeçari Matoshi zhvilloi 30 paraqitje në kampionat, duke shënuar gjashtë gola dhe duke regjistruar tetë asistime. Megjideklaroitë, të dy futbollistët mbeten nën kontratë me klubet e tyre aktuale, çka nënkupton se çdo transferim i mundshëm do të varet nga negociatat gjatë afatit kalimtar veror.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *