Fillimisht, anëtarët e komisionit kanë miratuar rendin e ditës, ndërsa më pas kanë vendosur që vazhdimi i mbledhjes të mbahet me dyer të mbyllura për publikun dhe mediat, transmeton lajmi.net.
Ky komision është themeluar në bazë të një rezolute të Kuvendit të Kosovës, pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila u vra muajin e kaluar nga kunati i saj.
Rasti kishte nxitur reagime të shumta publike, pasi viktima, sipas raportimeve, kishte kërkuar vazhdimisht ndihmë nga institucionet, duke paralajmëruar se ishte e kërcënuar.
Megjithatë, dyshimet për neglizhencë institucionale në trajtimin e paralajmërimeve të saj tashmë janë në fokus të hetimit parlamentar.
Komisioni pritet të shqyrtojë përgjegjësitë institucionale dhe mënyrën se si janë trajtuar rastet e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.
Shpallet në kërkim Adnon Jashari, i akuzuari për vrasjen e Diana Kastratit
Big Brother VIP Albania 6 fillon së shpejti, publikohet videoja promovuese
Ministria e Arsimit paralajmëron prindërit: Librat shkollorë duhet…
Italia pritet të gjobisë rëndë shoferët që vozisin…
