Showbiz

Dua Lipa padit Samsung për 15 milionë dollarë: Akuzë për shfrytëzim imazhi pa leje

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka nisur një betejë ligjore kundër gjigantit teknologjik Samsung, duke kërkuar dëmshpërblim prej 15 milionë dollarësh. Ylli i muzikës pop pretendon se kompania koreano-jugore ka përdorur imazhin e saj në mënyrë të paligjshme në paketimet e produkteve të tyre, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare.

Padia, e cila është depozituar në Gjykatën e Kalifornisë, pretendon se Samsung ka shfrytëzuar një fotografi të Lipës, realizuar gjatë performancës së saj në festivalin “Austin City Limits”, për fushatën e saj promovuese pa marrë paraprakisht pëlqimin e nevojshëm nga artistja apo menaxhmenti i saj. Ky imazh është shfaqur në kutitë e televizorëve që nga viti i kaluar.

Sipas dokumenteve gjyqësore, ekipi i Dua Lipës ka tentuar të kontaktojë Samsung për të kërkuar tërheqjen e imazhit, por kërkesa e tyre është refuzuar nga kompania. Ky refuzim ka shtyrë këngëtaren të marrë hapat ligjorë për të mbrojtur të drejtat e saj.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Për të mbështetur pretendimet për përfitime materiale nga ky përdorim i paautorizuar, në padi janë përfshirë dëshmi nga platforma X (e njohur më parë si Twitter), ku blerësit kanë pranuar se janë ndikuar nga prania e Dua Lipës në paketim për të blerë produktin. Ekipi ligjor i Lipës thekson se ajo ka ndërtuar një imazh “premium” në treg dhe çdo shfrytëzim i pakompromis i imazhit të saj përbën një shkelje serioze të të drejtave tregtare dhe atyre personale.

Çështja tani është në duart e drejtësisë amerikane, e cila do të vendosë për fatin e kësaj padie milionëshe.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *