Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner: Ribashkimi Romantik në Nju Jork Pas Sunny Hill

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Superyllja shqiptare Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner kanë bërë një paraqitje tërheqëse si çift, duke shënuar rikthimin e tyre publik pas festivalit ‘Sunny Hill Festival’. Ata u shfaqën së bashku në premierën e filmit të ri të Turner, ‘One Night Only’, në Nju Jork, më 3 gusht.

Ky moment intim vjen menjëherë pas përfundimit të festivalit ‘Sunny Hill’ në Prishtinë. Gjatë ditëve të festivalit, fansat vunë re mungesën e Callum Turner, duke nxitur spekulime. Ndryshe nga viti i kaluar, ku ai ishte i pranishëm, këtë vit Turner ishte i angazhuar në një tur promovues në SHBA për komedinë romantike ‘One Night Only’, ku mban rolin kryesor përkrah Monica Barbaro.

Pas përfundimit të angazhimeve në Prishtinë, Dua Lipa udhëtoi drejt Nju Jorkut për t’u ribashkuar me bashkëshortin e saj dhe për ta mbështetur në këtë event të rëndësishëm. Çifti, i cili u martua më 6 qershor në Siçili, shkëlqeu para kamerave në ‘SVA Theater’.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Dua Lipa vuri në pah elegancën me një fustan nga Ferragamo, ndërsa Callum Turner zgjodhi një kostum të rafinuar nga Louis Vuitton. Filmi ‘One Night Only’, me regji të Will Gluck, pritet të dalë në kinema më 7 gusht.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *