Showbiz

DJ PM dhe Almedina Ismajli: A ka nisur një romancë e re pas ndarjes nga Sarah Berisha?

Pas spekulimeve të shumta rreth ndarjes së tij nga ish-e dashura, Sarah Berisha, DJ PM është kthyer sërish në qendër të vëmendjes mediatike. Një fotografi e re, që po bën xhiron e rrjeteve sociale, ka nxitur kureshtjen e publikut.

Në imazhin në fjalë, DJ PM shihet pranë një vajze të re, teksa ata duken mjaft të afërt dhe të përqafuar në ambientet bregdetare. Ky moment ka lënë vend për interpretime të ndryshme, duke shtuar më tej dilemat rreth jetës private të DJ PM, e cila ka qenë vazhdimisht temë diskutimi.

Dyshimet për një fund të marrëdhënies me Sarah Berishën u shtuan pasi të dy nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram. Megjithëse DJ PM nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare, një postim i tij me frazën “Edhe mungesa e një përgjigjeje është përgjigje” është lexuar si një koment indirekt ndaj këtyre aludimeve.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Në këtë kontekst, emri i Almedina Ismajlit, motra e modeles Arbenita Ismajli, ka nisur të përmendet në media. Kjo lidhet me aktivitetin e tyre në Instagram, ku DJ PM ka nisur ta ndjekë Almedinën, ndërsa ajo ka publikuar një ‘InstaStory’ ku shihet ai pranë një pishine në Prishtinë.

Këto zhvillime kanë ngritur pikëpyetje mbi mundësinë e një romancë të re mes tyre. Megjithatë, as DJ PM dhe as Almedina Ismajli nuk kanë konfirmuar publikisht një lidhje. Për momentin, gjithçka mbetet në kuadër të spekulimeve dhe aludimeve që po qarkullojnë në hapësirën online.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *