Showbiz

Benny Blanco shfaqet me fytyrë të ‘deformuar’ pranë Selena Gomez – Çfarë po ndodh?

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Selena Gomez ka ndezur diskutime të reja në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje me partnerin e saj, Benny Blanco, teksa promovojnë këngën e tyre më të re.

Në pamjet e publikuara, Selena shihet duke drejtuar një biçikletë, me Blanco-n të ulur pas saj, duke u mbështetur tek ajo. Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e publikut është pamja e Benny Blanco-s, fytyra e të cilit duket e çuditshme dhe sikur e ‘deformuar’.

Spekulimet janë të shumta lidhur me pamjen e tij. Nuk është e qartë nëse ai po përdor një maskë të plotë apo ka aplikuar grim tredimensional për të arritur këtë efekt. Disa komentues sugjerojnë se Benny Blanco mund të jetë duke ironizuar me kritikat dhe komentet negative që ka marrë vazhdimisht në lidhje me tiparet e tij fizike.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Producenti dhe DJ i njohur nuk është hera e parë që bëhet objekt i komenteve negative për pamjen e jashtme, duke qenë shpesh në qendër të vëmendjes për këtë arsye.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *