Lajmet e Fundit

Deputetja e VV-së ironizon me Ramën: Për një javë përfundohen studimet duke lexuar në kolona

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email
Deputetja Adriana Matoshi

Deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, ka ironizuar me deklaratën e të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, ku rekomandoi leximin e librave gjatë kolonave në komunikacion.

Në një story në Instagram, aktorja e njohur ka postuar një video të një mikut të saj, i cili e zbatoi këshillën e Ramës.

Ajo thotë se vetëm për një javë, gjatë leximit në makinë, miku i saj ka arritur të “diplomojë”

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Urime Drin Sejdiu. Siç na sugjeron kryetari ynë vizionar, në vend që të nervozohemi gjatë kolonave të përjetshme në Prishtinë është momenti i përsosur për t’i dhënë vetës një diplomë të re.

Çfarë na duhet të shkojmë në universitet me vite të tëra kur mund ta mbarojmë atë gjatë një udhëtimi prej Bregut të Diellit, Te qafa? Në vetëm një jave Drini ka arritur të përfundojë studimet, dhe tani po mendon të bëhet profesor gjatë ndalesave të semaforëve”, ka shkruar mes tjerash Matoshi.

Ftytry

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *