Ekipi i Vëllaznimit ka bërë të ditur sot gjatë ditës se basketbollisti i huaj i ekipit që arriti i fundit nga ekspedita e të huajve në skuadër, Shaheed Davis, është lënduar.
Kuqezinjtë nuk kanë bërë të ditur se sa do të zgjasë lëndimi i tij dhe sa kohë do të qëndrojë larg parketit Davis.
“NJOFTIM PËR LËNDIM – Gjatë seancës së fundit stërvitore, njëri nga basketbollistët tanë ka pësuar një lëndim.
Lojtari do t’u nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme mjekësore për të përcaktuar shkallën e lëndimit dhe kohën e rikuperimit.
I urojmë shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në parket!” — shkroi KB Vëllaznimi në njoftim.
Vëllaznimi në fundjavë është mysafir i Prishtinës. Gjakovarët janë të fundit në tabelë të klasifikimit me bilans prej një fitoreje dhe shtatë disfatave! Davis te Vëllaznimi deri tani u paraqit me mesatare prej 27.3 minutash për ndeshje duke dhënë 9.3 pikë, 1.3 asistime dhe 2.7 kërcime për ndeshje.
