Prishtinë – Një atmosferë festive dhe plot emocione mbizotëroi në dasmën e Agnesës, vajzës së këngëtares së njohur, Shkurte Fejza. Ceremonia, e cila u kthye në një event të veçantë, mblodhi figura të shquara nga jeta publike dhe shoqërore e Kosovës, duke e bërë këtë ditë të paharrueshme për familjen.
Gëzimi dhe dashuria ishin ndër elementët kryesorë që karakterizuan këtë festë, ku të pranishmit ndanë momente të veçanta me çiftin dhe familjarët e tyre. Në fjalën e tij, babai i nuses shprehu mirënjohje të thellë për praninë e dy familjeve me peshë në historinë dhe aktualitetin e Kosovës: familjes Jashari dhe familjes Haradinaj. Ai theksoi rëndësinë e lidhjeve të forta, mbështetjes reciproke dhe respektit që këto familje kanë dëshmuar, duke e pasuruar edhe më shumë këtë ditë të shënuar.

