Showbiz

Dalin emrat/ Ja kush pritet ta zëvendësojë Megi Pojanin në moderimin e “Për’puthen”

Pas lajmit se Megi Pojani nuk do të jetë më në drejtimin e “Për’puthen”, kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e parë për moderatoren që mund ta pasojë në sezonin e ri.

Largimi i Pojanit është raportuar së fundmi, ndërsa ende nuk është bërë publik emri i pasueses.

Dy emrat që po përfliten janë Heidi Baci dhe Selin Bollati, të dyja të njohura për publikun edhe nga eksperiencat e tyre në “Big Brother VIP Albania”.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Heidi Baci ishte një prej protagonisteve të edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania” dhe ka tashmë eksperiencë në moderim në Top Channel. Ajo ka qenë pjesë e “Goca dhe Gra”, ndërsa më pas iu besua edhe drejtimi i “Big Brother VIP Fan Club” dhe së fundmi në “Wake Up”.

Emri tjetër është Selin Bollati, fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, e cila pas përfundimit të reality show-t ka vijuar të jetë mjaft e pranishme në vëmendjen e publikut.

Për momentin nuk dihet se cila prej tyre është më pranë drejtimit të formatit dhe nga Top Channel nuk ka ende një njoftim zyrtar.

Ajo që pritet të ndryshojë është pikërisht figura në krye të programit. Megi Pojani e ka drejtuar “Për’puthen” që prej vitit 2023, ndërsa sezoni i ri pritet të sjellë një tjetër emër në moderim.

Nëse zgjedhja përfundimtare do të jetë Heidi Baci, Selin Bollati apo një emër tjetër, mbetet për t’u parë me afrimin e sezonit të ri televiziv.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *