Showbiz

Reagimi i fortë i Hysni Mekanit pas lirimit të Sami Lushtakut: ‘Sulmet tinzare nuk më ndalin’

Pas lirimit të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar fuqishëm edhe kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Hysni Mehani. Mehani ka theksuar se sulmet e tilla nuk do ta ndalin atë dhe se ai do të jetë më i fortë se kurrë.

“Unë jam mirë dhe më i fortë se çdo herë. E kam të pamundur me ju përgjigjë secilit, por ju falenderoj secilin. Sulmet tinzare me banda, as nuk më ndalin dhe asnjëherë nuk do të fitojnë mbi mua. Deri në frymën e fundit”, ka shkruar Mehani në reagimin e tij.

Ndërkohë, Sami Lushtaku, pas intervistimit dhe lirimit në procedurë të rregullt, i ka cilësuar këto zhvillime si politike. Ai ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke thënë se ky i fundit dëshiron të viktimizohet përmes veprimeve të tilla.

“Unë mendoj që krejt kjo që ka ndodh është politikë. Albin Kurti don që përmes aksioneve të tilla të viktimizohet. Në kushte normale unë nuk u dashtë me u intervistu fare, unë e thash edhe më herët që kjo është politikë. Albin Kurti don që përmes formave që ai ka zgjedh të viktimizohet dhe të përdor pushtetin për arsyet që ai din më së miri”, ka deklaruar Lushtaku.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *