Showbiz

Çmimi Rekord në Botërorin 2026: Sa Milionë Dollarë Do të Fitojë Spanja apo Argjentina?

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Finalja e madhe e Kupës së Botës 2026, e cila do të përballë skuadrat legjendare të Spanjës dhe Argjentinës, pritet të shënojë një moment historik jo vetëm për triumfin sportiv, por edhe për çmimet monetare.

Ky edicion i 23-të i turneut më prestigjioz të futbollit do të shohë rikthimin e Spanjës në finale pas 16 vitesh, që nga fitorja e tyre e parë në vitin 2010. Nga ana tjetër, Argjentina, fituese e Botërorit 2022, synon të shtojë edhe një yll të katërt në historinë e saj.

FIFA ka vendosur të rrisë ndjeshëm çmimin për ekipin kampion. Krahasuar me edicionin e vitit 2022 në Katar, ku shpërblimi ishte 42 milionë dollarë, kampioni i Botërorit 2026 do të shpërblehet me plot 50 milionë dollarë. Kjo rritje prej tetë milionë dollarësh tregon investimin e shtuar të FIFA-s në këtë event global.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Fondit total të shpërblimeve për Kupën e Botës 2026 është miratuar në shumën rekord prej 655 milionë dollarësh. Fituesi do të marrë 50 milionë dollarë, ndërsa vendi i dytë do të shpërblehet me 33 milionë dollarë. Për vendin e tretë janë parashikuar 29 milionë dollarë, kurse vendi i katërt do të marrë 27 milionë dollarë.

Edhe ekipet që arrijnë çerekfinalet do të kenë përfitime të konsiderueshme, duke marrë 19 milionë dollarë. Shpërblimet vazhdojnë edhe për ekipet e eliminuara në fazat më të hershme: 15 milionë dollarë për raundin e 1/16-ve, 11 milionë dollarë për fazën e 1/32-ve, dhe 9 milionë dollarë për ekipet që dalin në fazën e grupeve.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *