Politikë

Çitaku kërkon dorëheqje dhe llogaridhën ie pas vrasjes së një gruaje në Pejë: Ta dimë kush nuk e kreu detyrën

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Ajo ka thënë se Arlinda, ka lënë pas një dëshmi tronditëse për mënyrën se si dështimi i institucioneve mund të marrë jetë njerëzish.

“Arlinda është gruaja e tetë e vrarë këtë vit. Tetë gra. Tetë jetë të humbura. Familje të shkatërruara. Dhe pyetja që nuk mund të shmanget: kush mban përgjegjësi? Konferencat, seminaret, ligjet dhe strategjitë mbeten vetëm një copë letër, nëse nuk shoqërohen me veprime konkrete, me mbrojtje reale për gratë në rrezik dhe me përgjegjësi për ata që dështojnë t’i mbrojnë”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka kërkuar llogaridhënie dhe dorëheqje.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Nga ata që kishin detyrë ta mbronin Arlindën. Nga secili në zinxhirin e përgjegjësive, roli dhe veprimet e të cilit duhet të shqyrtohen. Nuk mjaftojnë më deklaratat e ngushëllimit. Nuk mjaftojnë zotimet se do të bëhet më shumë. Duhet të dimë çfarë ndodhi, kush nuk e kreu detyrën dhe çfarë pasojash do të ketë. Jeta e një gruaje nuk mund të jetë çmimi i indiferencës, neglizhencës apo dështimit institucional. Dhimbje pa fund për Arlindën dhe familjen e saj. Zemërim dhe kërkesë për drejtësi. Përgjegjësi, jo vetëm fjalë”, ka shtuar Çitaku. 

​Punëtorët e Infrakos-it protestojnë për indeksimin e pagave,…

​Projektligji për Byronë kalon në Komision, Haxhiu ngre…

Ardian Gjini për vrasjen e Arlinda Zekajt: Tetë…

Përparim Rama: Po rrezikohet shëndeti dhe siguria e…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *