Showbiz

Butrint Imeri Thyen Heshtjen: Zbulon Detajet e Albumit Madhor “I Pari”

Pas muajsh mungesë nga rrjetet sociale, këngëtari i njohur Butrint Imeri ka bërë një rikthim të papritur, duke u shfaqur sërish në profilin e tij pas një periudhe të gjatë heshtjeje. Ky zhdukje, e cila kishte nisur që nga muaji janar, kishte lënë fansat në pritje të madhe për çdo përditësim.

Më herët, media kishte raportuar se profili i Imerit ishte fshirë plotësisht, duke mos pasur asnjë fotografi apo postim. Ky veprim, që shpeshherë në botën e muzikës sinjalizon punë të fshehta artistike, u konfirmua sot me detaje emocionuese.

Në një letër të ndarë me publikun, Butrinti ka shpjeguar arsyet e largimit të tij nga bota dixhitale dhe zhurma e përditshme. Ai ka theksuar se kjo periudhë izolimi i ka shërbyer për të gjetur veten dhe për të krijuar një projekt muzikor unik, larg trendeve momentale. “Ka kohë që s’kam fol, jo pse s’kam pas çka me thënë, por disa ndjenja nuk tregohen me foto e me story”, ka shkruar ai, duke lënë të kuptohet se periudha e tij e heshtjes do të shprehet përmes këngëve të reja.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Albumi i tij më i ri mban titullin bombastik “I Pari” dhe pritet të publikohet zyrtarisht më 10 qershor 2026. “‘I pari’ nuk është veç album. Është versioni më real i jemi deri sot. Çdo sekond i kësaj heshtje ka hy n’këtë projekt”, ka zbuluar Butrinti, duke shtuar se ky projekt përmban esencën e tij më autentike. Ai gjithashtu ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe nuk e kanë harruar gjatë kësaj kohe të gjatë.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *