Brikena Selmani, ish-banorja e njohur e formatit ‘Big Brother VIP Albania 5’, ka qenë gjithmonë e hapur lidhur me lidhjen e saj të fortë me vëllain, Brikendin, të cilin e ka cilësuar si pikën e saj më të dobët. Gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë, ndërsa merrte mbështetje të vazhdueshme nga familja dhe fansat, publiku vuri re mungesën e Brikendit në spektaklet kryesore, duke nxitur kureshtjen për marrëdhënien e tyre.
Përveç kësaj, një tjetër aspekt që shpesh u diskutua ishte xhelozia e Brikendit për motrën e tij, një temë që Brikena nuk ngurronte ta sillte në vëmendje gjatë lidhjes së saj me Mateon brenda shtëpisë.
Pas një periudhe të gjatë pa u parë bashkë publikisht, Brikena ka vendosur t’i japë fund pritjes së ndjekësve. Ajo ka publikuar së fundmi një fotografi të rrallë krah vëllait të saj, Brikendit, duke u dhënë fansave një vështrim më të afërt në marrëdhënien e tyre jashtë vëmendjes së kamerave.


