Këngëtari Blero po e shijon me entuziazëm rolin e tij si baba për herë të dytë pas lindjes së djalit të tij. Ndërsa jeta e tij private duket se po ecën pa ndonjë dramë të së kaluarës, është ngritur pyetja nëse ish-gratë e tij e kanë uruar për këtë ngjarje të veçantë.
Në një intervistë të fundit për Prive By Liberta Spahiu, Blero ka sqaruar çdo dyshim. Ai ka treguar se marrëdhënia me ish-bashkëshorten e tij, Teutën, nënën e vajzës së tyre Tarës, vazhdon të jetë e karakterizuar nga respekti i ndërsjellë. “Realisht, ajo që për mua dhe për Nitën është shumë normale dhe e natyrshme. Urimi i Teutës është shumë i mirëpritur për ne dhe jemi falënderues”, ka thënë Blero, duke theksuar se ky veprim është i natyrshëm dhe i vlerësuar.
Sa i përket ish-partnerëve të tjerë, Blero ka qenë i qartë. Ai ka theksuar se nuk ka interes për të folur për marrëdhëniet e kaluara dhe se ato i ka lënë pas. “Kjo është me rëndësi për ne, nëna e Tarës. Për të tjerët nuk ka asnjë lidhje dhe nuk merrem me ato,” ka përfunduar ai, duke lënë të kuptohet se fokusi i tij kryesor tani është e tashmja dhe e ardhmja.


