Hapja e një biznesi me partnerin e jetës mund të duket si realizim i një ëndrre, por për një çift, pikërisht aspekti financiar po shkakton tensione serioze. Një grua ka ndarë në platformën Reddit sfidat me të cilat po përballet me bashkëshortin e saj lidhur me menaxhimin e biznesit të tyre të përbashkët.
Çifti zotëron së bashku një ndërmarrje të vogël, ku gruaja kujdeset për operacionet e përditshme, porositë dhe komunikimin me klientët, ndërsa burri është përgjegjës për aspektin online dhe teknik të biznesit. Problemi kryesor u shfaq kur burri filloi të shprehte pakënaqësi, duke pretenduar se ai po kryente një ‘punë pa pagesë’ pasi nuk merrte një pagë formale, siç do të merrte një punonjës në një kompani tjetër.
Qëndrimi i gruas ndaj kësaj situate është diametralisht i kundërt. Ajo argumenton se të dy përfitojnë drejtpërdrejt nga të ardhurat e përgjithshme të biznesit, të cilat më pas investohen në mbulimin e shpenzimeve familjare, siç janë kredia e shtëpisë, faturat dhe kostoja e jetesës.
Aktualisht, biznesi nuk ka arritur të gjenerojë fitime të mëdha, por arrin të mbulojë nevojat bazike financiare të familjes. Ky rast ka ngritur një debat të rëndësishëm: A duhet që bashkëshortët që drejtojnë së bashku një biznes të marrin edhe paga individuale, apo të mjaftohen me përfitimet e përgjithshme të ndërmarrjes?


