Showbiz

Besnik Qaka, Artisti i Vetëm Shqiptar në Dasmën Madhështore të Dua Lipës në Sicili

Këngëtari i njohur kosovar, Besnik Qaka, frontmeni i NRG Band, do të jetë i vetmi artist shqiptar që do të performojë në dasmën më të përfolur të vitit, atë të superyllit botëror Dua Lipa dhe aktorit britanik Callum Turner. Ky informacion u konfirmua nga vetë Qaka për InfoKosova, pak para fillimit të ceremonive madhështore që po mbahen në Sicili të Italisë.

“Nuk ka rezident përveç meje shqiptar që këndon”, deklaroi Qaka, duke konfirmuar pjesëmarrjen e tij në një nga eventet më prestigjioze të showbizit global për vitin 2026. Pas martesës civile në Londër, çifti ka organizuar një festë tre-ditore në Palermo, Sicili, ku janë mbledhur qindra personalitete nga muzika, filmi, moda dhe bota e biznesit.

Ceremonitë zhvillohen në lokacione ekskluzive si Villa Valguarnera dhe Palazzo Gangi, me masa të rrepta sigurie për të garantuar privatësinë e të ftuarve. Në mesin e tyre priten të jenë emra si Mark Ronson, Charli XCX, Rosé dhe Jennie nga BLACKPINK, si dhe figura të njohura të industrisë së modës. Ndërkohë, Elton John përmendet si një nga artistët më të mundshëm për performancë, megjithëse lista zyrtare nuk është publikuar.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Për muzikën shqiptare, prania e Besnik Qakës në këtë ngjarje shënon një moment të rëndësishëm, duke vlerësuar karrierën e tij dhe skenën muzikore vendase në kontekst global. Dua Lipa, duke qenë një nga figurat më të suksesshme me origjinë shqiptare, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare me këtë festë të saj të martesës.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *