Showbiz

Beslira Xhafaj Kundërpërgjigjet Komenteve Negativisht: “Trupi i Gruas Nuk Duhet Të Jetë Temë Debati”

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Një muaj pas lindjes së djalit të saj, këngëtarja Beslira Xhafaj ka zgjedhur të mos heshtë para komenteve negative rreth peshës së saj. Si kundërpërgjigje ndaj një ndjekësi në TikTok që komentoi me shprehjen “Si thes koke bo”, Beslira realizoi një video humoristike duke pozuar me këngën “Fustani” të Elvana Gjatës dhe Capital T, duke e shoqëruar me mbishkrimin “Thesi në aksion”.

Përtej humorit, artistja përcolli një mesazh të fuqishëm për gratë dhe veçanërisht për nënat e reja, duke theksuar se është e qetë me veten dhe se fokusi i saj kryesor tani është rritja e djalit. Ajo shpjegoi se nuk e shqetësojnë komentet negative: “Kam lind para nji muaji një engjull e shyqyr unë jam e knaqne me veten tem.”

Beslira nënvizoi se trupi i një gruaje nuk duhet të jetë kurrë temë diskutimi dhe u bëri thirrje grave të mbështesin njëra-tjetrën: “Po si do qoftë trupi i një femre nuk komentohet as se si. Të jemi më të dashura dhe motivuese me njëra tjetrën.”

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ajo gjithashtu pati një mesazh të drejtpërdrejtë për autorin e komentit, duke theksuar se nëse pas profilit fshihet një mashkull, kjo është e papranueshme: “E nëse ky koment vjen nga një mashkull atëherë turp të ketë se nuk e kemi në kulturë me komentu gra të huaja se si duken, ju dua.” Ky reagim i saj ka marrë mbështetje të gjerë dhe komente pozitive nga ndjekësit, të cilët e vlerësuan mesazhin e saj me vetëbesim.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *