Benita Zena, ish-banorja e njohur e formatit televiziv “Big Brother Vip Kosova”, ka bërë një deklaratë të fortë përmes rrjeteve sociale, duke paralajmëruar një intervistë të re që pritet të publikohet së shpejti.
Zena, e cila pas daljes nga shtëpia e famshme ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje lidhur me disa çështje, ka theksuar se arsyeja e kësaj qetësie ka qenë dëshira për të mos dëmtuar askënd, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndjenja dhe lidhje dashurie.
Megjithatë, ajo ka lëshuar një sinjal të qartë se situata mund të ndryshojë. “Kam zgjedh me hesht për shumë gjëra dhe mos me i shpalos disa të vërteta, sepse kurrë s’kam desht me i bo dëm askujt, sidomos kur bëhet fjalë për ndjenja dhe lidhje dashurie. Ama kur provokimet nuk po ndalen, ndonjëherë vjen momenti me fol…”, ka shkruar ajo në reagimin e saj, duke lënë të kuptohet se heshtja e saj mund të marrë fund nëse provokimet vazhdojnë.


