Eni Hasa, bashkëshortja e DJ Bujakës, ka folur për pjesëmarrjen e tij në reality show-n “Ferma Club” dhe dinamikat që janë krijuar brenda shtëpisë. Fillimisht skeptike për hyrjen e tij, ajo tani e pranon se loja i është dukur më interesante se ç’priste.
Hasa ka vlerësuar durimin dhe qetësinë e treguar nga Bujaka në situata të ndryshme, duke u shprehur se kjo e ka habitur edhe atë vetë. Ajo i ka parë debatet dhe situatat me konkurrentët si pjesë të lojës, duke theksuar se nuk ka vënë re asnjë moment dhune apo tejkalim të rregullave.
Lidhur me akuzat për dhunë ndaj Bujakës pas një sfide ku Sara mbeti e lënduar, Eni Hasa ka qenë e prerë: “Që atë natë…ishte një sfidë e vështirë për të gjithë. E kam parë me shumë kujdes, në asnjë moment nuk kam pasur dyshime se ka përdorur dhunë. Është lojë.” Ajo shtoi se fitorja ishte e merituar dhe e parë nga të gjithë.
Duke iu përgjigjur komenteve të opinionistëve Albano Bogdo dhe Erion Zeqiraj, të cilët shprehën mendime të ndryshme për prezencën e Bujakës në format, Eni ka theksuar se ai është aktiv dhe i sinqertë.
Për sa i përket marrëdhënies së afërt mes Bujakës dhe Mozës, Eni Hasa nuk e konsideron si flirt. Megjithatë, ajo la të kuptohet se nëse Moza merr parasysh që Bujaka ka tre fëmijë, atëherë “gjithçka mund të ndodhë”.


