Këngëtari i njohur botëror, Billy Ray Cyrus, ka rrëfyer publikisht betejën e tij më të vështirë shëndetësore, duke zbuluar se vitin e kaluar i ishte nënshtruar një sepsë kërcënuese për jetën. Në një intervistë të sinqertë dhënë revistës ‘People’, Cyrus, në moshën 64-vjeçare, përshkroi momentet e errëta kur besonte se fundi i tij ishte afër.
“Ishte një periudhë jashtëzakonisht e vështirë. Trupi im ishte mbushur me toksina dhe ndihesha krejtësisht i pafuqishëm. Nësë situata do të kishte vazhduar kështu, do të kisha humbur jetën,” tha ai i emocionuar. Gjatë kësaj sfide, Cyrus kërkonte forcë pranë një shkëmbi, duke u lutur për një mrekulli.
“I lutesha Zotit çdo ditë. Kur shkuam për operacionin e fundit, mjekët më thanë se problemi ishte zhdukur. Ishte një mrekulli,” shtoi ai, duke treguar mirënjohjen e tij për jetën.
Megjithatë, pasojat e sepsës ishin të renda, duke i shkaktuar paralizë të kordave vokale, gjë që e la atë pa aftësinë për të folur apo kënduar për një kohë të gjatë. Në këtë rrëfim të ndjerë, Billy Ray Cyrus theksoi rolin qendror të vajzës së tij, Noah Cyrus. Kënga e saj “Don’t Put It All On Me”, e shkruar nga djali Braison, i dha atij forcë dhe qetësi gjatë procesit të rikuperimit emocional.
“E dëgjoja atë këngë pa ndërprerje. Më sillte paqe dhe sinqerisht besoj se ajo këngë më shpëtoi,” përfundoi ai, duke nënvizuar fuqinë shëruese të artit.


