Sara Gjordeni dhe partneri i saj, Bardhi, po përgatiten të mirëpresin vajzën e tyre të dytë, duke ngjallur kureshtje të madhe te ndjekësit për emrin e saj.
Në një interaksion me fansat në rrjetet sociale, Sara ka rrëfyer një marrëveshje unike me Bardhin lidhur me emrat e fëmijëve. Ndërsa ajo zgjodhi emrin Neas për vajzën e parë, për vajzën e dytë, rregullat janë ndryshe.
Këtë herë, është Bardhi ai që do të vendosë emrin e vogëlushes. Çka e bën këtë vendim edhe më emocionues është fakti se Sara nuk do ta mësojë emrin e vajzës deri në momentin e lindjes. Bardhi ka vendosur ta mbajë këtë sekret deri në çastin kur do të mbajë për herë të parë vajzën në krahë.
Sara e ka përshkruar këtë si një mënyrë të veçantë për të festuar ardhjen në jetë të vajzës së dytë, duke shtuar se pret me padurim momentin e zbulimit, të cilin e parashikon si tepër emocional dhe të paharrueshëm.
Ajo shprehu besimin e plotë te Bardhi dhe zgjedhja e tij, duke qenë e bindur se emri do t’i pëlqejë, duke e kthyer këtë ngjarje në një kujtim të veçantë për të gjithë familjen.


