Ekonomi

Azemi-Mihalit: Ti dhe VV i keni dhënë urdhra Nagip Krasniqit, hajnitë po derdhen shesheve, siç do të thonin në Shqipëri 

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email
Azemi-Mihalit: Ti dhe VV i keni dhënë urdhra Nagip Krasniqit, hajnitë po derdhen shesheve, siç do të thonin në Shqipëri 

Zyrtari i LDK’së, Visar Azemi ka reaguar pas akuzave të Kordinatores së Komiteteve të VV’së, Dejona Mihali, për lidhjen e deputetes së LDK’së, Hykmete Bajrami me një biznes.

Azemi thotë se Mihali është hiperaktive në rrjete sociale dhe sulmon, por ikë prej kamerave e pyetjeve të gazetarvë sikur prej zjarri. Ai përmendi rastin kur Mihali iu iku pyetjeve të gazetarvë kur u intervistua nga Prokuroria.

Ai akuzoi Mihalin dhe VV’në se i ka dhënë urdhëra ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, që po akuzohet për keqpërdorime e korrupsion.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Dejona Mihali është hiperaktive në rrjete sociale dhe s’lë kë pa e sulmuar, por prej kamerave e pyetjeve të gazetarëve ikën si prej zjarrit. Kështu iku edhe kur u pyet se për çfarë e intervistoi Prokuroria. “Për ta zbardhur të vërtetën”, tha, pa dhënë asnjë sqarim për direktivat që ia jepte vartësit të saj Nagip Krasniqit me mesazhe telefoni apo në ndonjë takim nëpër pompa derivatesh.

Dejona sikurse ne, e di cila është e vërteta: Nagip Krasniqi po akuzohet për keqpërdorime e korrupsion. E atij nuk i ka dhënë urdhëra as Hykmetja e as LDK-ja, por Dejona dhe VV-ja. Prandaj, ajo po bëhet edhe më agresive. Sepse e vërteta po del. Hajnitë po derdhen shesheve, siç do të thonin në Shqipëri”, shkroi Azemi

Postimi: 

Dejona Mihali është hiperaktive në rrjete sociale dhe s’lë kë pa e sulmuar, por prej kamerave e pyetjeve të gazetarëve ikën si prej zjarrit. Kështu iku edhe kur u pyet se për çfarë e intervistoi Prokuroria. “Për ta zbardhur të vërtetën”, tha, pa dhënë asnjë sqarim për direktivat që ia jepte vartësit të saj Nagip Krasniqit me mesazhe telefoni apo në ndonjë takim nëpër pompa derivatesh.

Dejona sikurse ne, e di cila është e vërteta: Nagip Krasniqi po akuzohet për keqpërdorime e korrupsion. E atij nuk i ka dhënë urdhëra as Hykmetja e as LDK-ja, por Dejona dhe VV-ja. Prandaj, ajo po bëhet edhe më agresive. Sepse e vërteta po del. Hajnitë po derdhen shesheve, siç do të thonin në Shqipëri.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *