Gjini ka veçuar fjalinë e shkruar nga Arlinda Zekaj: “Uroj që të mos jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, duke e cilësuar atë si një testament që dëshmon se viktima e kishte kuptuar rrezikun me të cilin përballej.
“Tetë gra të vrara brenda vitit janë tetë dëshmi se sistemi ynë nuk mbron askënd. Këtu po flasim për një shtet që thjesht nuk ekziston për njerëzit e vet”, ka shkruar Gjini.
Ai ka kërkuar përgjegjësi institucionale, duke theksuar se nëse rasti kalon pa arrestime, shkarkime dhe dorëheqje të menjëhershme të personave që, sipas tij, e injoruan alarmin e viktimës, institucionet nuk mund të konsiderohen më mbrojtëse të ligjit.
“Ato janë spektatore të krimit”, ka theksuar Gjini.
Përparim Rama: Po rrezikohet shëndeti dhe siguria e…
Presidentja kërkon hetim urgjent për vrasjen e Arlinda…
Mushkolaj: Arlindën e vrau shteti, e vranë Policia…
Vigan Qorolli akuzon prokuroren që nuk i ofroi…
