FC Ferizaj ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Arbnor Morinës si trajnerin e ri të skuadrës, duke i dhënë fund spekulimeve pas largimit të Alban Dragushës.
Morina, një emër i njohur në futbollin kosovar, merr drejtimin e ekipit me synimin për të udhëhequr “Bardhekaltërit” drejt objektivave të klubit në pjesën e mbetur të stinorit. Marrëveshja me trajnerin e ri është vënë deri në fund të edicionit garues 2026/27.
“FC Ferizaj ka arritur marrëveshje me trajnerin Arbnor Morina, i cili do të drejtojë skuadrën tonë në vazhdim të kampionatit. Morina i bashkohet klubit me synimin për të sjellë përvojën, profesionalizmin e tij në ekip, ndërsa së bashku do të punojmë për të arritur objektivat e klubit në pjesën e mbetur të sezonit. I urojmë trajnerit Arbnor Morina mirëseardhje në familjen e FC Ferizajt dhe shumë suksese në detyrën e re!” – thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Me 10 pikë të grumbulluara deri tani, FC Ferizaj aktualisht pozicionohet në vendin e nëntë në tabelën e Ligës së Parë. Skuadra ka regjistruar 2 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje, duke qenë 8 pikë larg lideres Dinamo.
Ky rikthim i Morinës te Ferizaji nuk është i pari. Ai më parë ka drejtuar këtë klub në periudhën 2021-22. Gjatë karrierës së tij, 63-vjeçari ka drejtuar edhe skuadra si Arbëria dhe ish-Feronikeli, duke sjellë një bagazh të konsiderueshëm përvojë te skuadra e qytetit.
