Politikë

Amorim i ul tifozët me këmbë në tokë pas fitores në derbi

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Milani triumfoi 3-1 ndaj Interit në “Derby della Madonnina”, duke i dhënë një përgjigje të fortë humbjes 4-2 nga Bologna në mesjavë. Për Amorimin, kjo ishte fitorja e parë në derbin e qytetit dhe një mbrëmje që tejkaloi pritshmëritë e tij.

Diego Moreira ishte protagonist kryesor i takimit, duke realizuar një gol nga goditja e lirë dhe duke asistuar në dy golat e tjerë, të shënuar nga Christian Pulisic dhe Adrien Rabiot. Interi arriti të ngushtonte rezultatin përmes Alessandro Bastonit, por nuk arriti të shmangte humbjen.

“Jam i lumtur për shumë gjëra. E nisëm ndeshjen shumë mirë dhe mendoj se, krahasuar me ndeshjet e tjera, kemi bërë përmirësime. Në pjesën e dytë e menaxhuam mirë topin, ndërsa Luka Modric na ndihmoi shumë në këtë aspekt. Nuk ishte një ndeshje e jashtëzakonshme, por ishte një mbrëmje fantastike për tifozët tanë”, deklaroi Amorim për DAZN Italia.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Tekniku portugez theksoi se rikthimi i disa futbollistëve bëri diferencën, duke përmendur Mario Gila, Diego Moreiran dhe Adrien Rabiot, të cilët munguan në ndeshjen ndaj Bolognas.

“Ishte një ndeshje dhe një qasje krejtësisht ndryshe. E ndjeva se skuadra ishte e zemëruar pas rezultatit të fundit. Duhet të jemi të sinqertë, Gila, Moreira dhe Rabiot bënë një diferencë të madhe, jo vetëm për cilësinë e tyre, por edhe për karakteristikat që sjellin në mënyrën se si stërvitemi”, u shpreh ai.

Amorim, i cili përjetoi për herë të parë atmosferën e derbit të Milanos, tha se ishte një përvojë e veçantë dhe se shpreson që kjo fitore t’u japë tifozëve më shumë besim në projektin e tij.

“Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, pasioni ishte krejtësisht ndryshe nga çdo derbi që kam përjetuar. Jam shumë i lumtur për lojtarët. Shpresoj që tifozët të fitojnë pak më shumë besim në projektin tonë”, theksoi ish-trajneri i Manchester United.

Megjithatë, portugezi kërkoi durim, duke rikujtuar se Milani do të ketë edhe momente të vështira, sikurse humbja nga Bologna.

“Do të kemi mbrëmje të jashtëzakonshme si kjo, por do të kemi edhe momente të këqija, si ajo kundër Bolognas. Kjo është pjesë e procesit. Është e rëndësishme të fitojmë ndeshje të tilla për t’u shpjeguar tifozëve se ky është një projekt që kërkon kohë. Është e pamundur të ndryshosh gjithçka brenda një dite”, deklaroi Amorim.

Në fund, trajneri foli edhe për objektivin e klubit për të fituar titullin e kampionit në Itali, duke pranuar se arritja e këtij synimi që në sezonin e parë do të jetë shumë e vështirë.

“Do të bëhemi një skuadër shumë e mirë, por kjo kërkon kohë. Objektivi është gjithmonë fitimi i Scudettos, siç ka thënë edhe zoti Cardinale, por duhet të jemi realistë: do të jetë shumë e vështirë ta fitojmë titullin që në vitin e parë. Do të luftojmë në çdo ndeshje dhe synimi ynë në Milanello është rikthimi te fitimi i Scudettos”, përfundoi ai.

Tre të nominuarit zgjedhin mysafirët e festës së…

Prishtinë, i dyshuari ia merr paratë nga kuleta…

Tensione në protestën e djeshme në Tiranë, molotovë…

Mungesa e veturave zyrtare vështirëson punën e policëve në terren

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *