Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kaluar fundjavën në qytetin e Mitrovica, ku ka zhvilluar një aktivitet me fëmijët e organizatës Down Syndrome Kosova.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Osmani ka bërë të ditur se ka kaluar një ditë të mbushur me energji pozitive, dashuri dhe emocione, duke ndarë edhe fotografi nga takimi ku shihet duke bashkëvepruar dhe përqafuar fëmijët.
“Plot dashni, energji dhe pozitivitet me fëmijët e Down Syndrome Kosova në Mitrovicë”, ka shkruar ajo.
Ky aktivitet është pritur pozitivisht në rrjete sociale, ku është vlerësuar angazhimi për përfshirjen dhe mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta.
