Ekonomi

Ambasadori britanik për mundësinë e anëtarësimit në KiE: Topi është në anën e qeverisë

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se dërgimi i draftit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese do të mundësonte përparim në hapat drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Shprehim keqardhje që Kosova nuk ka arritur që të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës dhe dëshirojmë që Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizate, realiteti është që Këshilli i Evropës është organi që vendosë për këtë dhe këshilla jonë për Kosovën ka qenë që të dërgojë draftin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo do të mundësonte pastaj edhe përparim në hapat e mëtutjeshëm”, tha Hargreaves.

I pyetur mbi mundësinë që Kosova të futet në agjendë në takimin e radhës së Komitetit të Ministrave, Hargreaves tha se kjo mund të jetë një mundësi për lëvizje pozitive, por se gjithçka varet nga Qeveria e Kosovës.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Topi është në anën e Qeverisë së Kosovës, ne si anëtarë të Këshillit të Evropës kemi qenë shumë të qartë për atë që ne besojmë se është e nevojshme për të pasur votë pozitive në Komitetin e Ministrave, por mendojmë se situata ka ndryshuar, por Kosova tani e ka të mundshme që të merr votim pozitiv në Komitetin e Ministrave, por mendoj se topi është në anën e Kosovës dhe kjo mund të bëhet në çdo kohë, por ne nuk dëshirojmë të kemi votim të dështuar, sepse e kemi parë edhe në UNESCO ky do të ishte moment shumë negativ dhe këtë duam ta shmangim, por është një mundësi për një lëvizje pozitive”, tha Hargreaves.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *