Showbiz

Alba Pollozhani Zbulon Gatishmërinë për Big Brother VIP: ‘Do ta kuptonit çfarë do të thotë adrenalina e vërtetë’

Alba Pollozhani, ish-konkurrentja e njohur, ka lënë të hapur mundësinë e një rikthimi në formatin e reality show-t, por me kushte të reja.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave në rrjetet sociale, Pollozhani e cilësoi eksperiencën e saj në Big Brother VIP Albania si një ‘sfidë mjaft të veçantë’. Ajo pranoi se formati i ka përshtatur mirë, duke zbuluar te vetja pasion dhe adrenalinë përballë sfidave psikologjike dhe vëmendjes konstante të publikut.

“Kam zbuluar çuditërisht te vetja që mua më shkon shumë reality show, dhe vetë brenda vetes ndiej shumë pasion dhe adrenalinë kur jam në sfidë psikologjike, në kufizim total dhe 24/7 vëmendja e publikut”, u shpreh ajo.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Megjithatë, për momentin, Alba nuk ka disponibilitetin kohor për t’iu bashkuar formatit në Shqipëri. Nëse rrethanat do të ishin të ndryshme, ajo shprehet e gatshme të marrë pjesë si një ‘lojtare super profesioniste me eksperiencë’, duke shtuar me humor se rivalët do të përballeshin me pasoja të rënda psikologjike.

Lidhur me ish-partnerin e saj, Lim Hoti, me të cilin ndau ekranin, Pollozhani theksoi se prania e saj do të ndryshonte rrënjësisht dinamikën.

“Në rast se do të isha aty brenda, atëherë do ta kuptonit se çfarë do të thotë adrenalina e një reality show”, deklaroi ajo.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *