Showbiz

Klodi dhe Elijona Bashkë në TikTok: Videoja që Po Bën Xhiron e Rrjetit

Lodian Mihaj dhe Elijona Binakaj, ish-banorë të njohur, po vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së publikut, sidomos pas publikimit të një videoje të re në platformën TikTok. Klodi ka ndarë në profilin e tij një mini-video ku shfaqet krah Elijonës, duke nxitur menjëherë kureshtjen dhe diskutimet mes ndjekësve.

Një detaj që nuk i shpëtoi vëmendjes së publikut ishte zgjedhja e këngës për këtë klip. Dyshja ka zgjedhur të përdorin një nga hitet e fundit të artistes shqiptare Tayna, një bashkëpunim me Mossin nga albumi i saj i suksesshëm “Genesis”. Ky detaj, së bashku me atmosferën e krijuar nga paraqitja e tyre, ka theksuar edhe më shumë afrimitetin mes Klodit dhe Elijonës, duke bërë që postimi të marrë një numër të konsiderueshëm reagimesh.

Ndonëse raporti i tyre vazhdon të jetë subjekt i komenteve, Elijona në një nga deklaratat e saj të fundit ka theksuar se mes tyre ekziston vetëm një shoqëri e mirë. Ndërkohë, Klodi, pas përfundimit të edicionit të Big Brother VIP Kosova 4, kishte njoftuar për ndarjen nga ish-e dashura e tij italiane, duke lënë të hapur interpretimet për lidhjet e tij aktuale.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *