Lajmet e Fundit

Agim Bahtiri: Ura e Ibrit do të Hapet, Ndërkombëtarët Duhet të Përmirësojnë veten

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërkuar që të miratohet vendimi për hapjen e Urës së Ibrit. Ai garanton se kjo nuk do të shkaktojë protesta, duke theksuar se urat lidhin qytetet dhe ruajnë bashkëpunimin mes njerëzve.

“Të normalizojmë situatën. Unë garantoj që asnjë njeri, as nga veriu, as nga jugu, nuk do të protestojë dhe nuk do të kundërshtojë, për arsye se urat i lidhin qytetet dhe ruajnë bashkëpunimin mes njëri-tjetrit,” tha Bahtiri.

Bahtiri shprehet se është e papranueshme që Bashkimi Evropian të ndalojë iniciativa të tilla, të cilat duhet të çojnë në normalizimin e situatës dhe jo në ndasi. Ai theksoi se faktori ndërkombëtar duhet të përmirësojë qasjen e tij për këto iniciativa.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Nga ana tjetër, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier deklaroi se vendet e QUINT-it dhe NATO-ja nuk e mbështesin hapjen e Urës së Ibrit për vetura në këtë kohë. Ai e bëri këtë të ditur pas një takimi me Kryeministrin Albin Kurti, ku u theksua rëndësia e bashkërendimit me partnerët ndërkombëtarë për këtë çështje.

Kryeministri Kurti kishte deklaruar më parë se hapja e urës është në të mirën e të gjithëve dhe se do të mundësojë lirinë e lëvizjes dhe zhvillimin ekonomik. Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka nënvizuar se kjo çështje duhet të trajtohet në kuadër të dialogut.

Presidentja Vjosa Osmani ka kundërshtuar përfshirjen e kësaj teme në dialogun me Serbinë, duke e cilësuar atë si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Ajo theksoi se dialogu duhet të zhvillohet vetëm brenda institucioneve të Kosovës dhe partnerëve të sigurisë, veçanërisht me NATO-n.

Në një deklaratë të mëparshme, Kurti kishte theksuar se askush nuk mund të kundërshtojë hapjen e urës, duke nënvizuar se kjo është një gjë e drejtë dhe e mirë për të gjithë.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *