Artisti i dashur shqiptar, Adrian Gaxha, ka ndarë me publikun një moment tejet emocionues duke publikuar për herë të parë foton me djalin e tij të vogël. Pas disa muajsh nga lindja e fëmijës së tij të parë, Gaxha ka zgjedhur të sjellë pamjen e tij të parë për mijëra ndjekësit.
Në fotografinë e publikuar, Adrian Gaxha shihet duke mbajtur në krahë foshnjën, një imazh që ka marrë menjëherë vëmendje dhe komplimente të shumta. Edhe pse vetë artisti nuk ka bërë publikisht emrin apo gjininë e vogëlushit, detajet janë zbuluar falë komenteve të familjarëve në rrjetet sociale. Një koment nga një i afërm, i shoqëruar me simbole dashurie, ka treguar se bëhet fjalë për një djalë, të cilit i është vendosur emri Leonardo.
Adriani dhe partnerja e tij, Sidorela, sollën në jetë djalin e tyre në muajin maj të këtij viti, vetëm disa muaj pasi kishin kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në shkurt. Ardhja në jetë e Leonardos ka sjellë lumturi të madhe në familjen e çiftit.
