Showbiz

Abdixhiku me akuza të forta ndaj Gazmend Muhaxhirit: I mbulova marret kur….

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u është përgjigjur ashpër zërave kritikë brenda partisë, në veçanti nënkryetarit Gazmend Muhaxhiri dhe kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti, të cilët pas rezultateve të fundit zgjedhore kërkuan dorëheqjen e tij.

Abdixhiku i ka cilësuar këto reagime si “bajate” dhe “atipike për LDK-në”, duke shpërthyer me akuza të rënda drejtuar Muhaxhirit për deklaratat e tij të kaluara dhe marrëveshjet e fshehta politike.

“S’mund të kem fjalë të këqija për asnjërin prej tyre, unë i kam mbrojtur kur kanë bërë gafat më të mëdha në këtë studio.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Kur kanë folur për Millosheviqin kam dalë e kam folur se si kanë ngrënë njerëzit burg, e neve na ka kushtuar me votë atje. U desh t’u mbyllja marret e tyre, kam hyrë në zjarr për ta“, ka deklaruar i revoltuar Abdixhiku.

I pyetur specifikisht nga moderatori nëse po i cilëson si gafa qëndrimet e zotëri Muhaxhirit, kryetari i LDK-së nuk ka ngurruar ta pohojë, duke nxjerrë në dritë edhe prapaskenat e zgjedhjeve lokale.

“Natyrisht. Edhe kur kanë bërë marrëveshje politike për koalicionet e tyre lokale për t’i fituar zgjedhjet e komunave, marrëveshje që s’kanë dashur as t’i bëjnë publike… po lëri këto çështje”, shtoi ai në Rubikon të Klan Kosovës

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *