Politikë

Zemaj reagon ndaj Ramabajës: Tahir Zemaj ka qenë anëtar i Armatës Popullore Jugosllave, s’ka shërbyer në polici apo në sigurinë e asaj kohe

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

I ftuar në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, Zemaj i ka cilësuar pretendimet e Ramabajës si të pavërteta dhe shpifëse, duke thënë se ato janë pjesë e një teorie të sajuar, transmeton lajmi.net.

“Është një gënjeshtër e madhe. Është shpifje. Janë aludime, pikërisht aludime të udbashëve. Më vjen keq që shprehem në këtë formë. Janë aludime të atyre që kanë punuar në UDB dhe tani janë transformuar si anëtarë të LPK-së, dhe e kanë shpikur si teori”, ka deklaruar Zemaj.

Deputeti i LDK-së ka kundërshtuar edhe pretendimin se Tahir Zemaj kishte shërbyer në policinë apo strukturat e sigurisë së ish-Jugosllavisë.

Sipas tij, Tahir Zemaj kishte qenë pjesëtar i Armatës Popullore Jugosllave dhe nuk kishte pasur shërbim në organet policore apo të sigurisë së asaj kohe.

“Tahir Zemaj ka qenë anëtar i Armatës Popullore Jugosllave, kurrë s’ka shërbyer në polici apo në sigurinë e asaj kohe”, ka theksuar Armend Zemaj.

SPONSORIZUAR
Fluturime Direkte Prishtine - Dortmund
GENERAL

Fluturime Direkte Prishtine - Dortmund

Fluturime direkte nga Prishtina drejt Dortmundit duke filluar nga vetëm 99 Euro, Rezervo online në www.triktravel.com

REZERVO TANI →

Haradinaj: Radoiçiqi iku në kohën time – Kurti…

Çështja e Apelit, kur pritet të merret vendimi…

SPONSORIZUAR
Fluturime Direkte Prishtine - Dortmund
GENERAL

Fluturime Direkte Prishtine - Dortmund

Fluturime direkte nga Prishtina drejt Dortmundit duke filluar nga vetëm 99 Euro, Rezervo online në www.triktravel.com

REZERVO TANI →

Nurije Sylaj vendos të mbrohet në heshtje, nuk…

Kryetari i Fushë Kosovës kërkon dorëheqjen e drejtorit…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *